Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ministrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar për shkelje të Ligjit për Qeverinë.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha në një reagim për mediat se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe vartësitë e tij, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kanë shkelur nenin 26 të Ligjit për Qeverinë.
“Duke qenë se që nga data e certifikimit e deri më sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera dhe duke shfrytëzuar resurset e institucioneve të Republikës së Kosovës këta deputetë kanë konsumuar vepër penale", tha Bajrami. (A2 Televizion)