Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama erdhi me helikopter për të bindur palët të themelohej gjykata

Nga A2 CNN
16 Tetor 2025, 08:01 | Politikë

Protesta për ish-krerët e UÇK, Vetëvendoje: Rama erdhi me

Vetëvendosje ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ku qytetarët do të dalin në rrugë dhe do të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Teksa bën një rezyme të ngjarjeve që çuan deri në themelimin e Gjykatës Speciale, Vetëvendosje shkruan se shumë nga politikanët që janë sot kundër saj, kanë qenë lobuesit më të mëdhenj që ajo të krijohej duke përmendur këtu dhe kryeministrin Edi Rama.

“Kujtojmë se Gjykata Speciale nuk erdhi vetvetiu, por nisi që në vitin 2008 nga një rezolutë e propozuar në Këshillin e Evropës nga kryesuesi i deputetëve të Federatës Ruse në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Konstantin Kosachev, por që u miratua si rezolutë me propozim të senatorit Dick Marty në vitin 2011.

Mirëpo, për ecjen tonë të sinqertë përpara si shtet e si komb duhet me patjetër të reflektojmë mbi qëndrimet tona karshi kësaj Gjykate në kohën kur u themelua. Reflektimi nuk është gabim, por në këtë drejtim shumë nga ata që sot dalin në kundërshtim me Gjykatën Speciale, dje ishin lobuesit më të mëdhenj për themelimin e saj. Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që kërkon po ashtu ndihmë nga Shqipëria që këtë çështje ta ngrejë dhe në institucionet ndërkombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos