Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë në lidhje me kërkesën e Listës Serbe për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës. Gjykata thotë se pa zgjedhjen e nënkryetarit serb kryesia e kuvendit konsiderohet jokushtetuese, raporton A2 CNN.
Gjykata konsideron se vetëm shumica e deputetëve nga komuniteti serb kanë të drejtë të propozojë kandidatin për nënkryetar serb duke marr së paku 61 vota për t’u zgjedhur. Gjykata konsideroi se zgjedhja e Emilja Rexhepit, nënkryetares tjetër nga radhët e minoriteteve, ka qenë në rregull ashtu sikurse edhe zgjedhja e nënkryetarëve të tjerë shqiptarë nga tri partitë e mëdha.
Aktgjykimi obligon deputetët të zgjedhin nënkryetarin serb brenda 12 ditësh dhe të marrin pjesë në votim. Afati 12 ditor tashmë ka filluar te rrjedhë dhe pritet që vazhdimi i radhës së seancës konstituive të bëhet jo më larg se 48 orë. (A2 Televizion)