Dialogu Kosovë-Serbi, raundi i ri javën e ardhshme, takimet më 24 tetor

Nga Rosalba Bejdo
17 Tetor 2024, 20:00 | Politikë

Raundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zhvillohet javën e ardhshme, më 24 tetor. Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i BE, Peter Stano. Në BE përdoret gjithmonë fjala takime, pasi nuk ka siguri nëse do të ketë bisedime trepalëshe mes delegacioneve.

Kohët e fundit ka pasur vetëm takime dypalëshe, mes të dërguarit të BE për dialogun dhe Serbisë për shkak të mospajtimeve të theksuara. 

Herën e fundit kur është zhvilluar një takim trepalësh ka qenë më dy korrik të këtij viti, por edhe atëherë palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta dhe akuzuan  njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Një ditë më herët zëdhënësi i BE-së, Stano pohoi se nuk ka asgjë konkrete për një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos