"Dialogu përfundon me njohje reciproke", SHBA kërkon nga Prishtina respektimin e të drejtave të minoriteteve

Nga Rosalba Bejdo
17 Tetor 2024, 20:02 | Politikë

“Normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen  reciproke midis dy vendeve”. Kështu është shprehur Përfaqësuesja e SHBA-së në Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian, Katherine Brucker, në fjalën e saj në Këshillin e Përhershëm të misionit të OSBE në Vjenë, shkruan A2.

Zyrtarja e lartë amerikane theksoi, se SHBA mbështet Kosovën si një demokraci sovrane dhe multietnike, por në të njëjtën kohë u kërkon liderëve të Kosovës të respektojnë të drejtat e njeriut për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Më tej ajo theksoi se, “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është thelbësor për stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, raporton A2. 

Ndër të tjera, Brucker shprehu shqetësimin e Uashingtonit për mbarëvajtjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, “për shkak të kufizimeve të rënda financiare”. Këto komente, Brucker i ka bërë në përgjigje të raportit të Cornelia Taylor, Ushtruese Detyre e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos