“Mbështetja e SHBA, ekzistenciale”, Osmani flet me Hovenier për administratën e re Trump

Nga Rosalba Bejdo
14 Nëntor 2024, 20:13 | Politikë

“Mbështetja e SHBA, ekzistenciale”, Osmani flet me Hovenier

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bisedoi me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane, pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale.

Zyra e Osmanit njoftoi se ky ishte një takim i rregullt i presidentes me ambasadorin amerikan, i cili është i pari mes tyre që prej fitores se Trump me 5 nëntor.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Osmani tha në takim se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të janë “ekzistenciale” dhe se shpreson se edhe me administratën e re të presidentit të zgjedhur Trump, do të vazhdojë bashkëpunimi i “shkëlqyer”. 

Ajo shprehu besimin  se administrata e re do të vazhdojë ta ketë në vëmendje Kosovën. Fitorja e republikanit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA po shoqërohet me një ndjenjë pasigurie në Kosovë, teksa ka qëndrime të ndara për qasjen që administrata do të ketë ndaj vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos