Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar. Të premten është publikuar njoftimi që ka sqaruar rrugën që duhet të ndiqet por në fuqi mbetet masa e pezullimit deri në publikimin e aktgjykimit të ri.
Nga Kushtetuesja nuk u deklaruan se kur pritet të publikohet aktgjykimi i plotë, por njohësit thonë se procedurat e brendshme që përfshirjnë edhe përkthimin e aktgjykimit në tri gjuhë bën që të ketë vonesa, shkruan A2.
Vullnet Bugaqku KDI, shprehet: “Afate ligjore e procedurale nuk ka të përcaktuara, as në ligj të Gjykatës Kushtetuese dhe as në Kushtetutë megjithatë praktika e të kalurës ka dëshmaur që ka pasur raste që jo më shumë se 5-7 ditë është vonuar publikimi i një aktjgykimi nga momenti i shpalljes së njoftimit”.
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e pakënaqur me vendimin, sidomos me kufizimin që një kandidat të mund të propozohet deri në tri herë. Në lidhje me këtë vendim, në aktgjykimin e plotë pritet të sqarohet se pse është vendosur në këtë mënyrë por mund të jetë që të ruhet frëndësia e pozitës së kryeparlamentarit.
Njohësit thonë se sërish grupi më i madh parlamentar është favorizuar pasi ka të drejtën e propozimit edhe të emrave të tjerë.
“Gjykata ka vendosur standardin e atillë që mos të denigrohet edhe roli dhe pozicioni i kryetarit të Kuvendit në kuptimin që të propozohet dikush për 50-60 herë sepse e humb efektin dhe qëllimin për çfarë është ajo normë kushtetuese dhe për çfarë është ajo pozitë e kryetarit të Kuvendit”, theksoi Bugaqku.
Aktgjykimi i plotë pritet të sqarojë edhe pasojat në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30-ditor.
Por, shpresohet të sqarojë edhe kur e drejta e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin konsiderohet e konsumuar, pasi ka ende mundësi për ngërç.
Vullnet Bugaqku shprehet: “Në pikëpamjen e konstituuimit të Kuvendit ne përsëri rrezikojmë të shkojmë në bllokadë në situatën hipopotekisht grupi më i madh parlamenatr Lëvizja Vetëvendosje nuk ofron propozim dhe vijmë në një datë kur aktgjykimi shpallet, publikohet në gazetë zyrtare, shkojmë në seancë konstituive dhe gurpi më i madh parlamentar heziton të propozojë thjesht kërkon kohë më shumë ose tenton të zvarritë konstituuimin e Kuvendit për 30 ditë duke mos dhënë asnjë propozim”.
Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet më së largu 48 orë nga momenti i shpalljes së aktgjykimit të plotë dhe duhet të kthehet te pika e votimit të kryeparlamentarit përmes mënyrës së hapur. (A2 Televizion)