Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Kurti përmendi edhe presionin rus ndaj Serbisë.
“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë, vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë tonë kombëtare me miliona të shpenzuara për lobimin dhe komunikimin botëror, duke e shpërndarë në mënyrë sistematike, në çdo skaj të botës, mesazhe të rrejshme. Duke marrë parasysh këtë klimë sfiduese, botërore dhe rajonale, veprimtaria juaj si përfaqësues të Kosovës është jetike për prafirmimin e vendit tonë”, tha ai. (A2 Televizion)
Kërcënimi ndaj sigurisë, Kurti: Serbia tentativa për minimin e sovranitetit të Kosovës
