Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh sërish kryeparlamentarin. Herën e parë Lëvizja Vetëvendosje propozoi Albulena Haxhiun për kreun e Kuvendit.
Në votim, ajo mori 57 vota “për”, 56 “kundër” dhe tri “abstenime” nga deputetët e Nismës. Në herën e dytë, Vetëvendosje propozoi Donika Gërvallen, por edhe ajo dështoi pasi mori vetëm 57 vota “për”, 56 “kundër” dhe tre abstenime ,shkruan A2 CNN.
Seanca e radhës është caktuar për ditën e premte në ora 11:00. (A2 Televizion)