Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

Nga Tomorr Avdia
4 Qershor 2025, 15:01 | Politikë

Zbulohen dy datat e mundshme për zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Albulena Haxhiu tha se nga Vetëvendosje preferojnë datën 5 tetor, kurse nga PDK deklaruan se datat e tyre janë 12 dhe 19 tetori.

Ndryshe nga partitë e tjera që po përfaqësohen nga liderët e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar Albulena Haxhiun në takimin me Kryetaren e Shtetit.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, një ditë më parë bëri të ditur se menjëherë pas konsultimeve, presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve.

Sakaq, Albulena Haxhiu ka deklaruar për mediat se në takimin me Osmanin është diskutuar dhe për krizën politike, por edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos