Zv/kryeministri i Kosovës paraqitet në Prokurorinë Speciale

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 09:50 | Politikë

Zv/kryeministri i Kosovës paraqitet në Prokurorinë Speciale

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka mbërritur në Prokurorinë Speciale.

Ai u paraqit për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me hetimet lidhur me dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore nga Ministria e Bujqësisë, shkruan A2.

Rasti është pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Speciale që përfshin marrëveshje dhe procedura të kryera brenda kësaj ministrie, e cila aktualisht udhëhiqet nga ministri në detyrë, Faton Peci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos