Paralajmërimi i Presidentit Trump se do t’i kthehet çështjes së Kosovës dhe Serbisë, për të bërë disa rregullime në marrëveshjen e fundit, duket se ka kthyer vëmendjen e Amerikës ndaj rajonit tonë.
Analistët thonë për A2 CNN se elita politike ka për detyrë që të artikulojë me maturi dhe argumentim të thelluar se ka ardhur koha për t’i dhënë fund negociatave Prishtinë-Beograd me ndihmën e Shteteve të Bashkuara për të vulosur marrëveshjen gjithëpërfshirëse me njohje në qendër, shkruan A2 CNN.
Analistët argumentojnë se duhet shfrytëzuar ky rast për të qenë gati përmes një qeverie me shumicë të madhe në Kosovë.
Analistët këshillojnë që deklarata e presidentit Trump nuk duhet të mbiinterpretohet dhe as nënvlerësohet, ndonëse është bërë duke krahasuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi me rastet e tjera në botë. Sipas tyre, kjo tregon që Kosova është në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se mund të jemi herët apo vonë, temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane. (A2 Televizion)