“Provat e Banjskës nuk u përdoren si duhet” Hoxhaj: Kurti frikacak, nuk e bën publik dokumentin që ka pranuar

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 21:30 | Kosova

“Provat e Banjskës nuk u përdoren si duhet” Hoxhaj: Kurti

“Qeveria Kurti ka bërë një gabim të madh duke dhënë provat publike të asaj që ka ndodhur në Banjskë. Do të kishte peshë tjetër që të komunikonte me Uashingtonin, Brukselin Berlinin, Parisin e Romën”, Kështu deklaroi në studion e Debatit në A2 CNN ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj. Sipas Hoxhajt më 24 shtator u kthye agjenda tipike e Serbisë për Kosovën.

“Përpjekja e Serbisë ka qenë që të krijojë një situatë konkrete de facto në veri të vendit, ku tregoi para botës që Kosova nuk është në gjendje ta qeverisë atë pjesë të Kosovës. Ajo që ka ndodhur në Banjskë ka qenë një pjesë e luftës hibride të Serbisë ndaj Kosovës, përpjekje për ta aneksuar. Qasja serbe ka qenë që Kosova nuk është model i suksesshëm shetet-ndërtimi, serbët nuk janë të integruar në institucionet e Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është partner i besueshëm i perëndimit dhe politika e jashtme serbe ka operuar në disa nivele që Kurti nuk i ka kuptuar as dy vitet e kaluar, as tani. Kam pritur që 24 shtatori të jetë moment kthese në raportet Kosovë Serbi. Kosova ka besuar një ekzistencë paqësore mes Kosovës e Serbisë është e mundur dhe dialogu mund të sjellë normalizim, por 24 shtatori ka treguar Serbia e ka në tavolinë operacionin ushtarak për ta aneksuar veriun e Kosovës. Në 14 shtator ka qenë takimi i fundit Kurti-Vuçiç, më 24 shtatorit ka ndodhur agresioni. Qeveria Kurti ka bërë një gabim të madh duke dhënë provat publike të asaj që ka ndodhur. Do të kishte peshë tjetër që të komunikonte me Uashingtonin, Brukselin Berlinin, Parisin e Romën. Ajo që ka ndodhur është që më 24 shtator ka patur një akt agresioni që pa e pas një njohje të kufijve sovranitetin territorial çdo marrëveshje që ndodh nuk është gjë tjetër veçse status-quo-ja. Më 24 shtator u kthye agjenda tipike e Serbisë për Kosovën”.

Ai e ka cilësuar kryeministrin e Kosovës frikacak, për faktin që nuk bën publik dokumentin që ka pranuar nga Brukseli.

“Nëse duhet të kemi konsensus, duhet të kemi informata të plota. Unë e pashë draftin. Nuk besoj që drafti që ka dalë në media është i mirëfillti dhe nëse opsioni publik në Kosovë keqinformohet, ne kemi mundësi që një proces politik që është investuar shumë të mos japë rezultate që mund t’i jepte politikisht dhe çfarëdo që thamë nuk e thamë me tendencë, por llogaridhënia për tema që shkojnë thellë në histori sikurse dialogu Kosovë-Serbi dhe që përcaktojnë të ardhmen e Kosovës është kyçe. Janë tema që kanë të bëjnë me shtetin e Kosovës. I tërë debati në Kosovë mund të formësohet ndryshe nëse Kurti del para qytetarëve dhe thotë që ky është dokumenti që ka pranuar. Por arsyeja pse Kurti nuk e bën publik këtë dokument është që ka frikë, është frikacak. Kryeministri i Kosovës që i thotë po një dokumenti duhet të thotë që duhet ta ndajë me ju, të debatojmë, por Kurti nuk e bën një gjë të tillë se vetëm frika e bën Kurtin të mos jetë transparent. Për muaj të tërë e kanë mohuar ekzistencën e tij dhe ai që është botuar në mediat serbe. E kemi parë që Kurti ta sillte në kuvend dhe të debatonte për një skenar të tillë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos