Deputeti serb sulmon Vuçiç: Koha e tij politike ka marrë fund. Ja qasja për njohjen de-facto

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2023, 20:40 | Kosova



Popullariteti i Aleksandër Vuçiç në Serbi ka rënë aq poshtë sa ka prezantuar edhe Sheshelin si partnerin e tij në zgjedhje. Kështu është shprehur në një lidhje Skype me Ditarin e A2 CNN, deputeti i opozitës serbe Djodje Miketiç, ndërsa Serbia zhvillon zgjedhjet në 17 dhjetor. Sipas tij këto zgjedhje janë një test për të ndryshuar situatën në Serbi.

“Ngjarjet tragjike që ndodhën në maj mendoj që tani është një shans i mirë për demokracinë në Serbi dhe paqe në rajon. Ne kishim më shumë demokraci e liri shtypi para se të vinte Vuçiç në pushtet. Kemi probleme në Bosnje Kosovë dhe niveli i demokracisë është ulur dhe tani është shansi për ta ndryshuar këtë situatë”.

Ai u shpreh skeptik për fitore të opozitës në zgjedhje, sepse, sipas tij Vuçiç i manipulon zgjedhjet dhe është e vështirë që të ikë nga pushteti, pavarësisht se popullariteti i tij ka rënë.

“Nëse do të ishin liritë për të mbajtur zgjedhje të drejta ai nuk do të fitonte, por me këtë sistem që ka ndërtuar Vuçiç ai vazhdimisht i manipulon zgjedhjet dhe është e vështirë që të ikë nga pushteti. Me këtë sistem gjithçka mund të ndodhë. Popullariteti i tij ka rënë. Numrat e tij në zgjedhje kanë rënë aq poshtë sa ka prezantuar edhe Vojslav Sheshel si partnerin e tij në zgjedhje. Ai është një ekstremist, një i dënuar në Hagë dhe është alternativë e Vuçic në këto zgjedhje”.

I pyetur nëse ka gjasa që Serbia të njohë Kosovës, kërkesë kjo edhe nga Bashkimi Europian, deputeti i Partisë Zajedno u përgjigj: “Ajo që mbështesim ne si opozitë në Serbi është të gjejmë gjuhën e përbashkët dhe të ndërtojmë një platformë që dialogu të ecë më shpejt. Ne mbështesim këtë jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën dhe që gjithë rajoni të jetojë në paqe. Ne mbështesim propozimin e Francës dhe Gjermanisë që më pas u bë dhe propozimi i BE për bashkësinë e komunave serbe në veri dhe të zhbllokojë të ardhmen e Kosovës në BE. Ne mbështesim që BE të krijojë perspektivë për integrimin e Serbisë në BE. Jemi e vetmja parti në opozitë që e mbështesim këtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos