
Vetëvendosja konfirmoi zyrtarisht Albin Kurtin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Mes sulmeve ndaj opozitës Kurti deklaroi se është e mundur një fitore me 60 për qind të votave. Po ashtu kreu i VV u shpreh se në Kosovë po ndërtohet Europa, ndërsa për Presidentin e ardhshëm do të orientohen sërish drejt një figure jo partiake.
“Prej shkurtit deri në dhjetor vitin e kaluar u rritëm për 9%, nëse rritemi po aq prej dhjetorit deri në qershor mund të prekim 60%. Nëse punojmë veçse ne dimë, me sinqeritet dhe përkushtim edhe kjo padyshim është e mundur”, u shpreh ai. (A2 Televizion)