PDK refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për përfshirje në listë zgjedhore

Nga Ideal Gola
11 Maj 2026, 18:07 | Kosova

PDK refuzon kërkesën e Fatmir Limajt për përfshirje në

Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Fatmir Limajt që ai të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit në listën e saj.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendimi është marrë nga kryesia e partisë dhe se në listën zgjedhore nuk do të përfshihen kandidatë nga Nisma Socialdemokrate. Megjithatë, ai ka lënë të hapur mundësinë që situata të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme.

Hamza gjithashtu ka kërkuar që Nisma Socialdemokrate të mbështesë PDK-në në këto zgjedhje.

Nga ana tjetër, Nisma Socialdemokrate nuk është regjistruar si subjekt garues në këto zgjedhje, por ka dërguar një letër ku ka kërkuar bashkëpunim dhe përfshirje në listën e PDK-së, kërkesë e cila është refuzuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos