Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2025, 08:43 | Rajoni & Bota

Kroacia do të blejë tanke nga Gjermania

Kroacia nënshkroi një marrëveshje sot me Gjermaninë për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Berlin.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, kancelari Friedrich Merz shprehu mirënjohje për vendimin e Kroacisë.

"Ju falënderoj sinqerisht për këtë besim. Kjo forcon forcat tona të armatosura si aleatë të NATO-s dhe i integron ato pa probleme dhe në mënyrë efikase përmes sistemeve tona. Kjo nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot", tha ai, raporton KosovaPress.

"Kjo tregon se ne qëndrojmë së bashku në BE dhe në NATO. Por gjithashtu tregon se kemi mjetet për t'iu përgjigjur kërcënimeve aktuale nga Rusia dhe të tjerët ndaj sigurisë dhe integritetit tonë," shtoi Merz.

Ndërsa kryeministri kroat Andrej Plenkoviq theksoi rëndësinë e blerjes së tankeve të përparuara Leopard për vendin e tij, duke vënë në dukje se Kroacia do të vazhdojë të modernizojë forcat e saj të armatosura, duke përfituar nga programet e mbrojtjes të sapokrijuara të BE-së dhe duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes.

“Ky është një hap i rëndësishëm kur bëhet fjalë për transferimin e teknologjisë në Kroaci, për kalimin në teknologjinë perëndimore, ku mund të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha ai, transmeton Anadollu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos