Sulmet ndaj vizitorëve izraelitë në Greqi, reagon ministrja e Turizmit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2026, 21:43 | Rajoni & Bota

Sulmet ndaj vizitorëve izraelitë në Greqi, reagon ministrja e

Ministrja greke e Turizmit ka siguruar vizitorët izraelitë se janë të sigurt në Greqi, pavarësisht një serie sulmesh ndaj turistëve që u dënuan nga komuniteti hebraik grek.

Olga Kefalogianni tha të premten se Greqia “garanton sigurinë” e të gjithë vizitorëve. 

Aktet raciste dhe të dhunshme ndëshkohen në mënyrë shembullore, dënohen plotësisht dhe nuk kanë vend në demokracinë tonë”, tha ministrja. 

Greqia mbetet një destinacion plotësisht i sigurt, mikpritës dhe i hapur… për qytetarët izraelitë dhe të gjithë vizitorët e tjerë”, vijoi ajo. 

Një sërë protestash që kanë pasur në target grupe vizitorësh izraelitë në anije turistike, madje edhe ngacmime ose dhunë kundër individëve izraelitë, janë regjistruar në Greqi pas luftës në Gaza, ndërsa muret e qyteteve greke janë lyer me slogane anti-izraelite.

Të enjten, Bordi Qendror i Komuniteteve Hebraike në Greqi shprehu shqetësim të thellë për “serinë e incidenteve të rënda që kanë ndodhur së fundmi në rrugët e Athinës dhe në rajone të tjera të vendit, të cilat synojnë frikësimin dhe terrorizimin e turistëve dhe qytetarëve izraelitë që mbajnë simbole hebraike ose flasin hebraisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos