Një anije me avull e ndërtuar më shumë se 100 vitemë parë në Perandorinë Austro-Hungareze, u shfaq në lumin Sava të Serbisë,teksa thatësira e tejzgjatur bëri që uji të bie në nievele rekord.
Banorë të zonës janë parë të vizitojnë rrënojat dukeqëndruar aty për piknik, e madje duke u larguar në këmbë për shkak të nivelittë ulët të ujit. Anija u ndërtua në vitin 1913 në Budapest, me emrin “Vag”përtu riemërtuar më vonë si “Slovenac”. Ajo pati një histori dramatike, duke ufundosur tre herë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pasi u sekuestrua dhe u përdornga Gjermania naziste, anija u fundos në vitin 1944.
Aleksandar Zivotic, studiues, shprehet: “Gjatë Luftëssë Dytë Botërore, ajo u përdor nga gjermanët, pasi u sekuestrua si pronë e njështeti të mundur në Luftën e Prillit. U përdor kryesisht në lumin Sava. Nëvitin 1944, u fundos dy herë, një herë në Danub dhe një herë pranë Beogradit,por më pas u nxor nga uji. Anija u nxor edhe një herë nga lumi dhe shërbeu përtrupat jugosllave deri në javët e fundit të luftës, kur goditi një minë dhe ufundos për herë të fundit.”
Studiuesi serb shton më tej se teksa pjesë ta anijeszbulohen vazhdimisht kur nivelet e ujit ulet, thatësira ekstrme e këtij viti ekishte ekspozuar atë më shumë se kurrë më parë, përfshirë brendinë e saj. Një verë jashtëzakonisht e nxehtë dhe e thatë ka bërëqë pjesa më e madhe e Evropës Qendrore të përballet me një thatësirë rekord. Nivelii ujit në lumenj ka rënë drastikisht, duke nxjerrë në pah rrënoja anijesh,mbetje të ndërtimeve të vjetra dhe madje edhe bomba të pashpërthyera. (A2 Televizion)