Rama: 90% e shqiptarëve do të ishin më të përshtatshëm se Meta për president

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 10:10 | Politikë
Rama: 90% e shqiptarëve do të ishin më të

Grupi Parlamentar socialist nisi këtë të martë procesin e identifikimit të kandidaturës për presidentin e ri.

Kryeministri Rama u shpreh se synohet të gjendet një figurë me integritet dhe jo vetëm të ishte më i përshtatshëm për atë rol se Meta. Sipas tij, 90% e shqiptarëve do të ishin më të përshtatshëm se Ilir Meta.

“Ajo çka e bën këtë moment shumë përcaktues për karakterin, për ambicien dhe profilin e PS-së, është se nuk mjafton thjesht të zgjedhim një person që do të ishte më i përshtatshëm për atë rol se Meta. Këtë do ta përmbushnin si kriter 90% e shqiptarëve, por është të zgjedhim një figurë që të luajë një rol në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme me integritet”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/18/dilema-e-ps-se-presidenti-qe-duam-apo-presidenti-qe-duhet/
https://a2news.com/2022/04/18/nuk-mund-te-jemi-garniture-spaho-ps-ja-do-ta-zgjedhe-presidentin-sic-e-do-vete/
https://a2news.com/2022/04/18/presidenti-i-ri-balla-konsultohemi-me-alibeajn-jo-emer-nga-opozita-aktuale/
https://a2news.com/2022/04/18/tre-emra-per-presidentin-e-ri-zbulohet-dokumenti-qe-iu-ka-shkuar-deputeteve-socialiste/

A2 CNN Livestream

Latest Videos