Rama: Ambicia jonë, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 11:48 | Politikë
Rama: Ambicia jonë, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe

Kryeministri Rama theksoi se ambicia e përbashkët është heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që njoftoi se me marrëveshjen e re mes dy qeverive, porti i Durrësit kthehet në një prot strategjik për Shqipërinë e rajonin.

“Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE-së në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit me Shqipërisë dhe Kosovës. Të intensifikohet puna për databazën e përbashkët për të mundësuar në kohë hyrje-dalje që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejetës kundër aktiviteteve të paligjshme”.

https://a2news.com/2020/10/02/rama-kosova-peng-i-dinamikave-te-brendshme-ne-disa-vende-te-be-se/

Kryeministri tha se së shpejti do të firmoset marrëveshja mes dy qeverive edhe për hyrje-daljen e mallrave të përbashkëta në Portin e Durrësit, duke e kthyer në një port "de facto" për Kosovën.

“Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port "de facto" edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm për hapësirën mbarëshqiptare, por dhe rajonale, gjë që e kam mirëpritur me kënaqësi dhe në Uashington. Me këtë marrëveshje do mundësojmë kontrollet e përbashkëta njohjen e agjenetëve doganorë të të dyja vendeve”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/02/rama-projekt-i-perbashket-rikualifikimi-urban-teresor-i-qytetit-historik-te-shqiptarise-prizrenit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos