Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2019, 11:44 | Politikë
Rama: Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e

Kryeministri Edi Rama tha se projektligji i ri i paralajmëruar prej tij kundër krimit të organizuar dhe masat kundër njerëzve të drejtësisë të cilët ai i ka etiketuar si grupi “Kap çfarë të kapësh”, është pranë përfundimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale Rama tha se grupi i punës po merrej me këtë nismë të re. “Kur dal përditë pse del përditë pse del përditë, kur s’dal ca ditë çfarë ka që s’del përditë, historia e vjetër hip se të vrava zbrit se të vrava... Sot e kam nisur ditën me grupin e punës për Ligjin Special kundër krimit të organizuar + masat kundër KÇK që po finalizohen në letër. Brenda nëntorit fillon furtuna mbi foletë e krimit dhe korbat e KÇK”, shkroi Kryeministri në Twitter.

Kryeministri gjithashtu tha se ndodhet në Ohër, ku nisin takimet për marrëveshjet e bashkëpunimit rajonal. “Nesër bëhet mbledhja e radhës ku janë ftuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor + partnerët europianë të nismave rajonale”, shkroi Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/atentati-ne-durres-rama-do-ti-nxjerrim-uje-te-zi-te-forteve-te-krimit-kck/
https://a2news.com/2019/10/09/rama-kck-grupi-me-i-madh-kriminal-ne-shqiperi-ta-shpallim-ne-kerkim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos