
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e kanë nisur këtë të diel me një urim për besimtarët katolikë, për Ditën e Pashkës.
Kreu i qeverisë ka postuar në Facebook një foto të vezëve me ngjyra, që janë simbol i Pashkës, ku uron: “Gëzuar Pashkët nga Fieri”.
Edhe kreu i PD-së, përmes një postimi në Facebook, shkruan: “Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim”.
“Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë”, shton Basha. (A2 Televizion)