Rama: E kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 13:15 | Politikë
Rama: E kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me

Kryeministri Edi Rama, në një video “live” në Facebook, u shpreh se qeveria e tij “e ka shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit”.

“Ka komentatorë që thonë se fajin për vrasjen e protestuesve e kam unë që i thirra. Por, fajtori gjendet njëri në Foltore dhe tjetri pas dyerve të blinduara të SHQUP-it. Këta nuk meritojnë koment dhe unë nuk do i komentoj këto komente. Koment meritojnë ata që thonë se fajin e kam unë që fajtorët e vërtetë vazhdojnë të jenë të lirë. Unë besoj se e kemi shlyer pjesën e detyrimit që na takon me dëshmorët e 21 janarit. E kam fjalën për Reformën në Drejtësi, e cila përgojohet dhe denigrohet përditë nga armiqtë e saj”, deklaroi Rama.

https://a2news.com/2022/01/21/11-vjet-nga-21-janari-homazhe-ne-bulevard-rama-drejtesia-vonon-po-nuk-harron/

“E ardhmja e drejtësisë nuk është blozë, edhe pse tani nuk është rozë. Partia Socialiste mori përsipër që të vendosë këtë gur themeli në sistemin tonë të drejtësisë. E di që durimi është mall i rrallë në këtë vend, sidomos kur kërkohet drejtësi”, nënvizoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi: “U vranë 4 protestues paqësorë, në 4 vende të ndryshme, në kohën kur protesta po shpërndahej. Është e vërtetë që protesta degradoi me disa djegie, por larg objektit të rëndësisë së veçantë, Kryeministrisë. Në atë kohë, Kryeministria ishte e rrethuar me gardh dhe dukej si vilë private. Asnjë protestues nuk e kapërceu atë gardh dhe asnjë zjarr nuk e përpiu pemën e famshme pranë derës së Kryeministrisë. Shkurt, asgjë nga ato që më pas ndodhën rëndom përballë Kryeministrisë, kur palët politike ndërruan vendet, nuk ndodhi atë ditë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos