Kryesia e PS në Durrës propozon një kandidate për zgjedhjet e 6 marsit

Nga A2 CNN
21 Janar 2022, 11:39 | Politikë
Kryesia e PS në Durrës propozon një kandidate për zgjedhjet

Kryesia e Partisë Socialiste në Durrës ka propozuar për kandidate për Bashkinë e qytetit në zgjedhjet e 6 marsit, kryetaren e komanduar aktualisht, Emiriana Sako.

Burime nga grupi socialist, bëjnë me dije se në mbledhjen e kryesisë së PS-së në Durrës, të drejtuar nga Adrian Çela, drejtuesi politik i këtij qarku, emri i vetëm i propozuar nga radhët e socialistëve të Durrësit është ai i zonjës Sako.

Sako është e komanduar në krye të Bashkisë së Durrësit që prej 23 prillit të vitit 2020, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt. Ky i fundit kishte dhënë dorëheqjen po atë ditë, “për arsye shëndetësore”, siç tha në letrën e dorëheqjes. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/20/dekriminalizim-e-doreheqje-si-mbeten-6-bashki-pa-kryetare/
https://a2news.com/2022/01/20/vota-ne-shqiperi-me-e-lire-se-kurre-rama-nuk-do-te-bejme-lufte-per-jete-a-vdekje-ne-zgjedhjet-vendore/

A2 CNN Livestream

Latest Videos