
Pasi presidenti Ilir Meta shpalli 6 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, beteja në kampin blu mbetet mes kandidatëve mbështetës të Berishës dhe atyre të Bashës.
Për A2 CNN, kryetari i komanduar i degës së PD-së së Durrësit, Luan Hoti, ka konfirmuar se do të jetë një nga emrat që do kandidojë nën siglën e PD-së, mbështetëse të Bashës për drejtimin e bashkisë së Durrësit.
Ndërkohë që Ardi Muka ka konfirmuar se do të jetë po në siglën e PD-së që mbështetet nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Nga dega e PD-së në Durrës do të ketë disa propozime që do t’i dërgohen kryesisë së PD-së, aty ku do të vendoset edhe emri përfundimtar. (A2 Televizion)