Rama: Fluturimet e riatdhesimit, 14 euro për hotelin do të paguhen nga qeveria, 7 nga qytetari

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 10:00 | Aktualitet
Rama: Fluturimet e riatdhesimit, 14 euro për hotelin do të paguhen nga

Kryeministri Rama ka bërë të ditur me anë të një statusi në Facebook se nga sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma.

Rama njofton se paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet anticovid-19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin.

Kryeministri thekson se çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos