
Turin e falenderimeve kryeministri Edi Rama, ashtu siç kishte premtuar e ka nisur nga Shkodra. Ai ka zhvilluar një takim me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, teksa i dha disa këshilla kryetarit të ri të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.
“Do kesh presion të madh, që nga udhëheqja, duhet të mbash presionin, të bësh një bashki për qytetarët e Shkodrës, nëse do të të nderojnë dhe respektojnë dhe të të mbështesin siç të mbështetën, se të përsërisësh fitoren është e vështirë, se një herë mund të fitosh. Pritshmëria është shumë e madhe, s’do të të falin”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Beci tha se kjo detyrë është një përgjegjësi shumë e madhe që do shpërblehet me punë.
“Është sfidë dhe përgjegjësi e madhe”, u shpreh kryebashkiaku.
Benet Beci fitoi në Shkodër, një bastion historikisht të djathtë, me 10 mijë vota më shumë se kundërshtari i tij demokrat, Bardh Spahia. (A2 Televizion)