
Ndërsa ka përshkruar tunelin e tretë përgjatë rrugëtimit nga Rruga e Arbrit drejt Dibrës, kryeministri Edi Rama është ndalur nga një simpatizant i PD-së. Ai e ka pyetur kreun e qeverisë se kush do t’i fitojë zgjedhjet dhe Rama është përgjigjur se PS do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit dhe do ta nxjerrë edhe PD nga tuneli.
Simpatizanti i PD: Erdha në tunel dhe gjeta për inspektim zotin kryeministër. Do fitosh ti apo ne?
Rama: Do të fitojë populli shqiptar dhe pastaj do t’ju nxjerrim edhe juve nga tuneli. (A2 Televizion)