Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e mandateve te bojkoti i zgjedhjeve, por nuk bëhet tani kjo analizë

Nga A2 CNN
11 Maj 2021, 23:10 | Politikë
Bylykbashi: Jam nga më kritikët për vendimet e PD, nga djegia e

Oerd Bylykbashi, anëtar i Kryesisë së PD, ishte i ftuar në Absolut 4 nga ku u shpreh se ai është një nga zërat më kritik në lidhje me vendimet e marra nga PD, ku përmendi djegien e mandateve, si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

Megjithatë, Bylykbashi theksoi se tani nuk është momenti që të bëhet kjo analizë, por të faktohet ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë jam një nga individët më kritikë për shumë nga vendimet që janë marrë, por jam luajal gjithashtu. Shqetësimet i ngre brenda partisë, i diskutoj brenda dhe zbatojë edhe vendimet e partisë, duke nisur me djegien e mandateve, mos-hyrja në zgjedhje, e të tjera me radhë. Kjo analizë nuk ndodh sot. Kjo analizë bëhet më mbrapa. Sot kemi për detyrë të faktojmë këto që kanë ndodhur që njerëzit të kuptojnë, a mos jemi në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, ku zgjedhjet nuk kanë më rëndësi në Shqipëri. Nëse arrijmë në këtë konkluzion kemi mbyllur punë me demokracinë”.

Sa i përket 25 prillit, Bylykbashi u shpreh se PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/11/debati-per-zgjedhjet-krasniqi-nje-loje-e-politikes-para-pergjigjes-nga-be/
https://a2news.com/2021/05/11/kemi-kerkuar-pavlefshmeri-te-zgjedhjeve-bylykbashi-nuk-gjykojme-se-eshte-ceshtje-qe-jane-numeruar-votat-gabim/
https://a2news.com/2021/05/11/krasniqi-ne-absolut-4-te-gjithe-aktoret-politike-kane-interes-nga-ankimimet-ne-kqz/
https://a2news.com/2021/05/11/denoncimet-per-zgjedhjet-vurmo-manipulimet-jo-decizive-opozita-ta-kerkoje-fajin-te-vetja/
https://a2news.com/2021/05/11/oerd-bylykbashi-ne-absolut-4-zgjedhjet-e-25-prillit-nuk-ishin-as-te-lira-as-te-ndershme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos