Rama: Jemi përpara vendeve të tjera që negociojnë për anëtarësim në BE

Nga A2 CNN
19 Korrik 2022, 11:48 | Futboll
Rama: Jemi përpara vendeve të tjera që negociojnë për

Kryeministri Edi Rama, nga Brukseli deklaroi se Shqipëria sot “jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, por është “në pararojë të të gjithëve”.

https://a2news.com/2022/07/19/nisja-e-negociatave-rama-nuk-eshte-fillimi-i-fundit-por-fundi-i-fillimit/

“E rëndësishme është që ne nuk kemi humbur kohë, nuk kemi pritur që të fillojnë formalisht negociatat për të shkuar më tutje. Kemi punuar njësoj sikur të ishin hapur negociatat. Kjo është arsyeja që sot Shqipëria jo vetëm hyn në katërshen e vendeve të Ballkanit Perëndimor që negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por në aspektin më të rëndësishëm të këtij procesi, që është rendi ligjor dhe drejtësia, jemi në pararojë të të gjithëve”, tha Rama për mediat shqiptare në Bruksel. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/19/nje-dite-do-te-presim-shqiperine-dhe-maqedonine-si-te-barabarte-von-der-leyen-vlereson-arritjet-e-dy-vendeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos