
Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se ka nisur puna në kantiere në zonat rurale në disa qytete.
“Kantieret rifillojnë me pikatore në zonat rurale të Elbasanit, Lushnjës, Shkodrës, Konispol, Borsh, Fushë-Krujë, Fier, duke garantuar rregullin e distancës së sigurtë për punonjësit”.
Rama shkruan më tej se ekonomia e luftës do të vihet me hapa shumë të matur në lëvizje, për të garantuar sa më shumë vende pune nën bombardim dhe frymëmarrjen jetike në shtëpinë tonë të përbashkët.
Megjithatë, kryeministri bën thirrje se do të vazhdojmë të mbrohemi shumë fort, duke organizuar kundërsulme në pika nevralgjike për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm. (A2 Televizion)