
Sigurohen 1 milion vaksina kineze. Kryeministri Rama njofton se është finalizuar marrëveshja me distributorin në Ankara dhe pasditen e sotme pritet mbërritja në Rinas e 192 mijë dozave të para.
Ndërkohë, brenda 60 ditësh pritet të mbërrijnë edhe 500 mijë doza të tjera, deklaron kreu i qeverisë përmes një statusi në “Facebook” me mesazhin, “Mos dyshoni kurrë që s'do t'ia dalim”.
Mbërritja e vaksinave ruse dhe atyre kineze përshpejton procesin e vaksinimit në vend dhe javën që vjen, siç është deklaruar nga autoritet pritet të nisë vaksinimi masiv.
Deri tani, në vendin tonë janë kryer 53 mijë e 992 vaksinime. Aktualisht, vaksinat që po përdoren janë “Pfizer”, “AstrZeneca dhe ajo ruse, “Sputnik”. (A2 Televizion)