Rama komenton vendimin e Kushtetueses: Se çfarë duhet të bënte Meta më shumë për ta shkarkuar, nuk e di

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 10:30 | Politikë
Rama komenton vendimin e Kushtetueses: Se çfarë duhet të

Gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar socialist, kryeministri Edi Rama komentoi dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Sipas Ramës, Kushtetuesja e konfirmoi shkeljen e kreut të shtetit, por nuk e konsideroi atë të të rëndë për ta larguar nga detyra.

“Shqipëria mund ta zgjedhë një president nga populli nëse ndryshon Kushtetutën dhe i jep presidentit disa instrumente që ka peshën dhe zërin e vetë, bazuar në atributet që i jep kushtetuta dhe që nuk bëhet qesharak dhe i rrezikshëm duke rrëshqitur nga kushtetuta. Ilir Meta shkeli Kushtetutën, këtë gjë e konfirmoi dhe Gjykata Kushtetuese, duke konfirmuar drejtësinë e vendimit të Kuvendit, por duke e lënë në mes të rrugës vendimin e vet, pasi e konsideroi jo mjaftueshmërisht të rëndë shkeljen e presidentit. Se çfarë duhet të bënte më shumë Ilir Meta që të shkarkohej kjo mbetet një enigmë që nuk do ta mësojmë kurrë”, deklaroi Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos