Fisnik Qosja kryeson në Kavajë, kandidati socialist shtrëngon duart me rivalin dhe largohet nga KZAZ

Nga A2 CNN
15 Maj 2023, 21:02 | Politikë

Kur kanë mbetur ende pak kuti për t’u numëruar në Kavajë, kandidati socialist Redjan Krali është larguar nga qendra e numërimit dhe është përshëndetur me rivalin e tij në garë Fisnik Qosja, i cili kryeson bindshëm ndaj tij.

Kandidati i koalicionit Bashkë fitojmë Fisnik Qosja kryeson me 9420, përkundër rivalit socialist Redjan Krali që ka marrë 8629 vota deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos