Të djathtët kanë nisur festimet në Kavajë, aty ku kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë është duke kryesuar.
Deri tani janë numëruar votat e 60 kutive nga 90 në total dhe Fisnik Qosja ka marrë 7508 vota, ndërsa Redjan Krali i Partisë Socialiste ka marrë 7147 vota.
Gara është e ngushtë edhe për bashkinë e Kurbinit, ku deri në orën 20:00 janë numëruar votat në 45 kuti nga 74 në total.
Deri tani, kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Cara, me 7081 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Behar Haxhiu, ka marrë 6937 vota. (A2 Televizion)