All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama mbledh kryebashkiakët: Kush nuk menaxhon mbetjet t'i merret administrimi i bashkisë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 17:02 | Politikë
Rama mbledh kryebashkiakët: Kush nuk menaxhon mbetjet t'i merret
All - Paragraf - 1

 “Çfarë të presësh prej jush kur ju s’jeni të aftë të hiqni as plehrat tuaja?”, ishin fjalët e kryeministrit Edi Rama që thirri në kryeministri  gjithë kryebashkiakët dhe prefektët e majtë në vend, për t’i shprehur hapur pakënaqësinë e tij mbi menaxhimin e mbetjeve në pushtetin vendor.

Menaxhimi i mbetjeve mbetet shqetësimi kryesor i Ramës, që njoftoi kushtëzimin e fondeve të buxhetit me vëmendjen që do t’i kushtojnë bashkitë. Kryeministri e ashpërsoi dhe më shumë gjuhën, teksa kërcënoi kryebashkiakët se “do t’u merret administrimi i Bashkive nëse nuk veprojnë sipas udhëzimeve”.

All - Paragraf - 3

Punësimet në ujësjellës ishin një tjetër problem i ngritur prej Ramës. “Trajtimi i sektorit të ujit si një sektor punësimi, me ndërmarrje të mbingarkuara me njerëz që marrin rrogën kot, është bërë rutinë”, deklaroi kryeministri.  

Rama kërkoi nga përfaqësuesit e pushtetit vendor të ndryshojnë marsh, pasi me ritmin aktual, sipas tij, kryebashkiakët nuk do të mund të realizojnë as për 100 vjet objektivat që u janë vendosur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos