Mbetjet, Rama: Bashkia e Himarës është simboli i të fjeturit gjumë dhe maskarallëkut. Jemi në udhëkryq dhe duhet të dalim tani

Nga A2 CNN
22 Tetor 2021, 12:40 | Politikë
Mbetjet, Rama: Bashkia e Himarës është simboli i të fjeturit

Kryeministri Edi Rama u foli me tone të ashpra në mbledhjen me kryetarët e bashkive dhe prefektët, për të folur për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve.

“Nuk ka shqiptar që vjen në Shqipëri për të kaluar pushimet që nuk ngacmohet nga këto pamje, të cilave duhet t’u japim fund patjetër. Sot, situata është në udhëkryq dhe nga ky udhëkryq duhet të dalin tani, jo pas disa vitesh. Janë vendgrumbullime abuzive, kriminale, në raport me ligjin që çdo ditë përdoren nga ju. Kemi pirgjet e plehrave lartë e poshtë dhe që janë të panumërta anembanë, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush”, tha Rama.

Sa i përket zonave bregdetare, Rama kritikoi veçanërisht Bashkinë e Himarës. “Është simboli i të fjeturit gjumë dhe maskarallëkut”, tha ai.

Kryeministri shtoi se edhe sikur i gjithë buxheti i bashkive do të duhet të shkojë për pastrimin, atëherë do të duhet të ndodhë kështu. “Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë pisanjosë. Dhe kjo nuk duhet të ndodhë tani”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/22/menaxhimi-i-mbetjeve-kumbaro-sot-kemi-6-impiante-trajtimi-qe-mbulojne-74-te-popullsise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos