Rama mbyll fushatën: Emiriana Sako do fitojë me mijëra e mijëra vota diferencë nga Igli Cara

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 19:42 | Politikë
Rama mbyll fushatën: Emiriana Sako do fitojë me mijëra e

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur për një fitore në Bashkinë e Durrësit. Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale, Rama tha se Emiriana Sako do të fitojë me një diferencë të madhe krahasuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

“Thonë që Rama shkon në Durrës se Emiriana Sako nuk del mirë në sondazhe. Sa për sondazhet dhe rezultatit, unë u them që të marrin të numërojnë sa njerëz kanë sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit të dielën, mijëra e mijëra e mijëra vota diferencë mes Sakos dhe atij që nuk po e zëmë me gojë se kemi folur”, tha Rama.

Një mesazh pati edhe për ata votues që hezitojnë të votojnë PS.

“Ata (referuar opozitës) do i braktisin në këmbim të diçkaje tjetër, nuk po them se do vijnë te PS se do më detyroni që të shkoj në PD dhe ta fillojmë nga e para, kjo nuk ndodh, por do çlirohet Shqipëria dhe nga ai makth. Ne ju themi atyre që hezitojnë, të vijnë me ne apo jo, shikoni sa bukur është të jesh me ne”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos