Rama i përgjigjet Bardh Spahisë: Shkodrës nuk i kanë munguar kurrë fondet

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 17:12 | Politikë
Rama i përgjigjet Bardh Spahisë: Shkodrës nuk i kanë munguar

Shkodra, e konsideruar një bastion i djathtë e ku socialistët kërkojnë të bëjnë historinë, është ndalesa e fundit e kryeministrit Edi Rama në turin e takimeve elektorale për 14 majin. Krah Benet Becit, Rama iu përgjigj akuzave të Bardh Spahisë, se kjo qeveri nuk i ka financuar shumicën e projekteve vetëm pse kjo bashki është e djathtë.

Rama tha se një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë, duke renditur disa nga punët e bëra për këtë qytet.

“Ne Shkodrës nuk ia kemi kursyer fondet asnjëherë, se rrugën Shkodër-Velipojë, nuk e bëri Beneti me Zotin Berisha siç i thotë, por e bëmë ne, është një investim strategjik. Ai kanë marrë lekët e shpronësimit njerëzit? Se dhe këto lekë ia dha qeveria Bashkisë Shkodër. Ai e ka pasur shumë të thjeshtë detyrën se ka pasur njerëz plot që ia kanë marrë sapunin që e kanë ngrënë për djath parmixhan. Shkodra i ka dhënë mbështetje të verbër atij që Beneti i thotë Zoti Berisha. Shkodra dhe pse ka nga Zoti apo nga natyra më shumë se të tjerët, ka sot më pak se gjithë të tjerët. Askujt tjetër Zoti nuk i ka dhënë atë që i ka dhënë Shkodrës. Këtu nuk ka funksionuar vota”, tha Rama. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/02/shkodra-ia-del-e-vetme-spahia-i-kemi-nisur-qeverise-92-projekte-ka-mbeshtetur-vetem-4/

A2 CNN Livestream

Latest Videos