
Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama bën në mbremje thirrjet e fundit për kandidatët socialistë në Shkodër dhe Durrës.
Më herët gjatë ditës, ai u ndal në Vaun e Dejës, ku akuzoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila, se dikur i kishte kërkuar mbështetje në zgjedhjet lokale.
Edhe në këtë bashki, shefi i mazhorancës u kërkoi votuesve të djathtë së nëse nuk votojnë PS, mos të dalin të dielën të votojnë.
“Zef me universitet në Turqi edhe pse nuk di asnjë fjalë turqisht, ose Zefi të dalë të mbajë një fjalim turqisht, unë tërhiqem. Zefi nuk ka çfarë bën më këtu. Zef t’i më çove fjalë para disa kohësh, deshe të më takoje. Deshe një pazar të vogël, se kështu e ke zakon. Doje një pazar të vogël që unë të të mbështesja ty, medemek që unë të sabotoja partinë time siç ke sabotuar ti tënden. E pastaj ti të sabotojë tënden për zgjedhjet e tjera. Zefi ishte brenda kur non grata sulmonte SHQUP-in dhe pastaj doli me non gratën. Akrobat i madh”, tha mes të tjerash Rama. (A2 Televizion)