
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ndjen asnjë përgjegjësi që përballë ka një Parti Demokratike të përçarë dhe shumë të dobët.
Nga Shkodra, Rama tha se jo vetëm nuk ndihet përgjegjës, por thotë se ka “punuar për këdo ditë”.
Ai thekson se e vetmja zgjidhje që e djathta në Shqipëri të ekzistojë është largimi i Sali Berishës.
“E vetmja mënyrë që e djathta të ekzistojë është që të hapet rruga. Më tha një gazetar nga Kosova a ndjeni përgjegjësi që opozita është e dobët? Unë për atë punoj që opozita të jetë sa më e dobët, por ama në fund nuk është faji im, se këtë punë ka kundërshtari. Ishte dita e parë në parlament atëherë duke lexuar programin e parë të qeverisë, më thanë “qeveria të japë dorëheqjen” dhe ua kam thënë nëse keni ardhur me këto mend do dëgjoni programin e mandatit të dytë, të tretë se duhet të nxirrni mësim se pse humbët”, tha Rama në Shkodër. (A2 Televizion)