Rama me gratë e burgosura: Lehtësi për ato që s'i lirojmë dot

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2019, 15:03 | Sociale
Rama me gratë e burgosura: Lehtësi për ato që s'i

Kryeministri Edi Rama premtoi se në janar Kuvendi pritet të miratojnë projektligjin për amnistinë e grave të burgosura. “Pas Vitit të Ri, do të sjellim lirimin e menjëhershëm të 28 grave dhe lehtësi dënimi për pjesën tjetër”, tha Rama.

"Kemi ardhur të jemi pranë jush, tema juaj është një temë që është diskutuar më shumë se një herë në mbledhjet tona. Parlamenti miraton amnistinë menjëherë pas vitit të ri. Ato që përfitojnë do dalin menjëherë. Do kujdesemi që secilës t'i jepet një mundësi për punë, apo për nevoja të tjera që mund të plotësojmë në familjet tuaja dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë që të mos ndjen indiferencë por solidaritet".

Disa gra të burgosura kishin përgatitur një dhuratë për bashkëshorten e Kryeministrit, për të cilat ai i falënderoi . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos