Manzë, apeli për ndihmë i familjes që jeton në çadër

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 11:57 | Sociale
Manzë, apeli për ndihmë i familjes që jeton në

Manza e Durrësit është një prej zonave më të goditura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit. 

Një prej shtëpive gati në shembje, tronditjet e para, sipas kryefamiljarit Altin Kurti, i ka marrë nga një tërmet i 4 korrikut të vitit 2018.

Prej asaj kohe, familja e tij me tre fëmijë të mitur ndërron vetëm çadrat në oborr. Nuk ka pemë Krishtlindjeje, dhurata apo darkë festive. Shtëpia e tyre është vlerësuar e pabanueshme, por ata thonë se nuk kanë asnjë garanci për strehë nga askush.

A2 ka sjellë në vëmendje dhe më herët historinë e familjes Kurti. I ftohti po kulmon në dimrin e saponisur dhe çadra është e vetmja strehëz për 3 fëmijët e mitur dhe prindërit e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos