Rama me sipërmarrësit e IT-së: Fond garancie prej 50 mln eurosh për mundësi financimi

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 15:47 | Politikë
Rama me sipërmarrësit e IT-së: Fond garancie prej 50 mln eurosh

Gjatë një takimi me sipërmarrësit e rinj të Teknologjisë së Informacionit, kryeministri Rama prezantoi planin e veprimit për këtë fushë.

Një ndër pikat e përmendura nga kryeministri ishte krijimi i një rrjeti qëndrash që shtrihet në të gjithë shqipërinë me qëllim që t’i jepet mundësia sa më shumë të rinjve të përfshihen në këtë fushë.

“Në planin tonë të veprimit 2021-2025 të vendosim një fond garancie sovrane për ju, për të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë botë, dhe që dëgjova nga dikush prej jush që kanë problem me institucionet financiare.

Një fond garancie prej 50 milionë eurosh, i cili të lehtësojë në mënyrë të ndjeshme aksesin tuaj në financimin e aktivitetit. Kemi përcaktuar në planin tonë të veprimit dy programme kombëtare, inovacioni dhe ekselenca në IT si dhe inovacioni dhe ekselenca në manifakturë.”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos