“Kam qenë dhe unë emigrant”, kryeministri Rama tregon përse u bë pjesë e politikës

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 13:32 | Politikë
“Kam qenë dhe unë emigrant”, kryeministri Rama tregon

Gjatë takimit me të rinjtë në Laprakë, kryeministri Rama tregoi dhe arsyet që sipas tij e çuan të futet në rrugën e politikës.

Kreu i qeverisë u shpreh se i është bashkuar politikës për të vetmen arsye për të mos lejuar të tjerët për të vendosur për fatin e tij dhe familjes.

Është e rëndësishme për të gjithë vajzat e djemtë është që të mos bëjnë gabimin e madh se po nuk u more me politikë, po nuk votove, është njësoj si po të votosh. Të merresh me politikë nuk do të thotë që të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikan. Unë jam futur në këtë rrugë sepse unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet.

Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend hera herës njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse dhe kanë shkuar në fund të greminave kjo ka ardhur nga fakti se ajo shumicë kritike njerëzish që besojnë tek puna dhe vetja i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ta. Unë kam hyrë në këtë rrugë sepse nuk doja që fatin e familjes time t’ua delegoja të tjerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos