“Shfrytëzimi i të dhënave personale”, PD po përgatit një padi për në SPAK ndaj Ramës

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 15:12 | Politikë
“Shfrytëzimi i të dhënave personale”, PD po

Partia Demokatike po përgatit një padi tjetër ndaj socialistëve për në SPAK. Sipas saj qeveria ka përdorur portalin e-Albania për të marrë të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve nga mosha 19 deri në 99 vjeç, duke cënuar privatësinë e qytetarëve.

“Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.” tha mes të tjerash Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos