Në hapje të takimit me të rinjtë në Laprakë, kryeministri Rama tregoi dy palë atlete që kishte marrë dhuratë nga një sipërmarrës në Berat që ishin pjesë e një firme të njohur mode.
Kryeministri Rama u shpreh se me planin e ri të mazhorancës synohet që këto fabrika që punojnë me porosi të kalojnë në një nivel tjetër.
“Sot më erdhi një dhuratë nga një grup punonjësesh dhe një sipërmarrës në Berat. Më erdhën dy palë atlete. Kjo atlete është Philip Plein. Një emër i njohur i modës. Kjo atlete shitet sa frëngu pulën në Europë. Ajo që unë dua është që këtë dekatë të nxisim që fabrikat që punojnë me porosi të kalojnë në një nivel tjetër”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)