“E mbajtëm fjalën për tunelin e Krrabës”, Basha: Nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro

Nga A2 CNN
11 Prill 2021, 11:09 | Politikë
“E mbajtëm fjalën për tunelin e Krrabës”, Basha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaloi në tunelin e Krrabës ndërsa udhëtonte drejt Elbasanit, ku u prit nga qindra mbështetës të tij me flamuj e brohoritje.

Teksa e cilësoi tunelin e Krrabës, një simbol të premtimit të mbajtur që politika bën, kryedemokrati u angazhua se përmes programit të PD, Shqipëria do të përafrohet shumë shpejt me Europën.

“Fjala e dhënë për tunelin e Elbasanit në vitin 2009 ku pata nderin të kryesoja listën për Qarkun e Elbasanit është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për heqjen e vizave për shqiptarët që e bëmë realitet të gjithë së bashku është fjalë e mbajtur. Fjala e dhënë për Shqipërinë në NATO është fjalë e mbajtur.

Programi ynë për ta afruar Shqipërinë me Europën sepse nuk mund të ketë Shqipëri në Europë me rroga 200 euro, po nga ana tjetër afrimi me Europën është vetëm një nga çelësat për ta bërë ekonominë tonë të fuqishme, të artë për të siguruar mirëqenie, për të siguruar dinjitet dhe paga më të larta, të ardhura më të larta për të gjithë, për sipërmarrjen e vogël, për rinin, të punësuarit, fermerët shqiptarë”, tha Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos