Rama me trupin diplomatik: Të dëgjojmë njëri-tjetrin. Mandati i tretë i hidhur, më bëri të përulur

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 20:32 | Politikë
Rama me trupin diplomatik: Të dëgjojmë njëri-tjetrin.

“Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Shqipëria e di shumë mirë se cila është kostoja e izolimit”. Këtë mesazh përcolli kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë takimit tradicional të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Tiranë, ndërsa foli për sfidat që e presin qeverisjen e tij në këtë mandat të tretë.

“Sfidat me të cilat përballemi ndonjëherë duken shumë të mëdha. Vende të vogla apo të zhvilluara, perëndimorë apo lindorë, ndërkohë që merremi me një krizë dhe një krizë tjetër na del përballë, bëhet themelore të mos e lëmë gjendjen e emergjencës të pushtojnë mendjet tona. Është jetike të mos tërhiqemi në izolim. Shqipëria e di shumë mirë se cila është kostoja e izolimit. Asnjë vend nuk e menaxhon dot vetëm një situatë si kjo. Jemi të gjithë rishtarë përpara këtyre sfidave dhe mund të mësojmë nga sukseset dhe dështimet. Pasojat, siç kemi mësuar janë emergjente, pasojat zgjasin në kohë. Por ndërkohë që përballemi me këto armiq të padukshëm nuk duhet të bëhemi të padukshëm për njëri- tjetrin”.

Dhe duke mbetur tek izolimi, ai tha se Shqipëria ka bërë gjithçka për integrimin në BE, por kjo ende nuk e ka dhënë dritën jeshile dhe frustrimi i shqipatrëve rritet.

“Le të marrim BE-në. Kemi gjithçka që duhej për të na dhënë dritën jeshile por nuk e kemi marrë. Ky është një fakt, por ne do të vazhdojmë të bëjmë Shqipërinë më mirë. Koha kalon dhe frustrimi i shqiptarëve rritet. Bëmë çdo gjë që duhej për reformën në drejtësi. Duke u përballur me kundërshti edhe brenda koalicionit tonë. Duhet kohë dhe shumë kohë se sa koha që fluturon për njerëzit e këtij vendi që kanë pritur pafund për të jetuar në një vend ku kushdo është i barabartë para ligjit.  Të marrim luftën kundër korrupsionit. Kërkon reforma, dhe i kemi ndërmarrë të gjitha. Po punojmë pa pushim. Kërkon një sistem drejtësie të pavarur. Ndërkohë që ajo që mund të bëjmë tani për tani është të shfrytëzojmë digjitalizimin që i bën vendet të kapërcejnë. Por kjo nuk është e mundur që të lehtësohen njerëzit. Le të marrim modernizimin e të gjithë sektorëve. Kemi bërë aq shumë në tetë vite sa është bërë në dekada. Qeveria është e dënuar të krahasohet me Bashkimin Europian”.

Për kreun e qeverisë marrja e mandatit të tretë ishte sa e ëmbël po aq dhe e hidhur, por kjo sipas tij e bëri më të përulur.

“Mandati i tretë nuk më bëri të pamposhtur, por më të përulur. Fitorja ishte e ëmbël dhe e hidhur. Ndjeva se nuk kishim bërë mjaftueshëm dhe kundërshtari ende nuk shihet. Pas një fitore që më përndjek më shumë pafuqia e pushtetit për të ecur më shpejt, për modernizuar një shtet që humbi shumë nga diktatura, ndihem i sëkëlldisur”. 

Duke shprehur vendosmërinë se do të japë gjithçka nga vetja, Rama e mbylli urimin: "Të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin. Jeta shkon shumë shpejt për ta cilësuar njëri-tjetrin si armiq”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos